Aktualitet

Maskat grabitin banesën e biznesmenit në Sarandë, marrin bizhuteri dhe ia mbathin (EMRI)

4 Nëntor 2019, 06:17 Nga DOSJA
Maskat grabitin banesën e biznesmenit në Sarandë, marrin

Sarandë- Gjatë natës është grabitur banesa biznesmenit të hidro-karburesh Shpëtim Ahmeti në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 2 të qytetit, ku autorët brenda banesës, ku nuk kishte asnjë person kanë marrë bizhuteri, vlera e të cilave ende nuk është bërë e ditur.

Ngjarja është raportuar në policia ndërsa priten në vijim detaje të reja mbi rrethanat dhe autorët e saj.  Policia është njoftuar dhe po verifikon zonën për të parë nëse ka kamera sigurie që do të mundësonin zbulimin e autorëve.

Nënvizojmë biznesmeni është dhe këshilltar në Bashkinë Sarandë.

Kujtojmë se 2 vjet më parë këtij biznesmeni iu vodh një nga karburantet e tij, duke kërcënuar punonjësit me armë dhe thikë.

Grabitja e 2 viteve më parë

Më 28 dhjetor të 2017 autorët me maska dhe armë kërcënuan rojet e dy karburanteve dhe sipas dëshmisë së këtyre të fundit, grabitësit morën  rreth 16 mijë lekë reja dhe një celular tek njëri prej karburanteve, ndërsa në karburantin tjetër nuk arritën të merrnin asgjë, pasi parat e turnit ishin tërhequr nga menaxheri i pikës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet banesa e biznesmenit shpëtim ahmeti grabitet banesa e biznesmenit shpëtim ahmeti

Sondazh

Poll