Aktualitet

Në fshatin Mollas të Elbasanit, familja Taushani braktisi në 2013 shtëpinë për ISIS

3 Nëntor 2019, 20:54 Nga DOSJA
Në fshatin Mollas të Elbasanit, familja Taushani braktisi në 2013

ELBASAN- Nuk janë më pak të prekura nga ideologjitë ekstremiste fetare rrethet e tjera të Shqipërisë. Në shtëpinë e Sherif Tarshani në Mollas të Elbasanit mbizotëron qetësia. I larguar në Siri që në korrik të 2013 u vra përgjatë luftimeve një vit më pas. 35 vjeçari jetonte në Siri bashkë me gruan femijët dhe prindërit.

Ishte korriku i 6 viteve më parë, muaji që familja Taushani braktisti banesën. Sot në të jeton një tjetër familje, që vëllai i Sherifit i ka vendosur për mirëmbajtjen e shtëpisë, me shpresën se një ditë prindërit dhe nipërit do të kthehen.

“Ata kanë ikur një natë, të gjithë si familje. Po se si ikën, se i gënjyen se deshën vetë nuk e di. 6 persona, fëmijët kanë qenë shumë të vegjël. Prindërit kanë qenë në pension, në moshën 73 vjeç. Po njerëz shumë të mirë, punëtore”- tha Flamur Sare, kushëriri i Sherifit.

(Marrë nga Top Channel)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet isis kampet e isis sherif tarshani isis kampet e isis sherif tarshani

Sondazh

Poll