Bota

OBSH bën thirrje për kalimin e menjëhershëm të ndihmës humanitare në Gaza

Rezoluta që bën thirrje për kalimin e menjëhershëm, të qëndrueshëm dhe të papenguar të ndihmës humanitare, duke përfshirë aksesin e personelit mjekësor u miratua me konsensus në fund të një sesioni special të Bordit Ekzekutiv të OBSH-së të dielën.

11 Dhjetor 2023, 07:58 Nga a.l
OBSH bën thirrje për kalimin e menjëhershëm të
Gaza

GAZA- Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rënë dakord për një rezolutë, e para nga çdo agjenci e Kombeve të Bashkuara, që bën thirrje për akses të menjëhershëm në ndihma jetike humanitare dhe përfundimin e luftimeve në Gaza.

Rezoluta që bën thirrje për kalimin e menjëhershëm, të qëndrueshëm dhe të papenguar të ndihmës humanitare, duke përfshirë aksesin e personelit mjekësor u miratua me konsensus në fund të një sesioni special të Bordit Ekzekutiv të OBSH-së të dielën.

Ai u bëri thirrje gjithashtu të gjitha palëve të përmbushin detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar dhe ripohoi që të gjitha palët në konfliktin e armatosur duhet të respektojnë plotësisht detyrimet e zbatueshme për to sipas ligjit ndërkombëtar humanitar në lidhje me mbrojtjen e civilëve në konflikt të armatosur dhe personelit mjekësor.  Takimi special i bordit ekzekutiv ishte vetëm i shtati në historinë 75-vjeçare të OBSH-së.

"Miratimi i rezolutës nënvizon rëndësinë e shëndetit si një prioritet universal, në të gjitha rrethanat, dhe rolin e kujdesit shëndetësor dhe humanitarizmit në ndërtimin e urave drejt paqes, edhe në situatat më të vështira”, tha OBSH në një deklaratë pas takim.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KSOKB) ka luftuar për t'iu përgjigjur krizës së thelluar në Gaza që shpërtheu pasi grupi i armatosur palestinez Hamas filloi një sulm të paprecedentë ndaj Izraelit duke vrarë 1200 njerëz dhe duke zënë robër më shumë se 200, shkruajnë mediat e huaja. 

Si përgjigje, Izraeli i shpalli luftë Hamasit dhe e ka nënshtruar Gazën, të cilën Hamasi e ka nën kontroll që nga viti 2006, ndaj sulmeve të pamëshirshme, duke vrarë të paktën 18,000 njerëz.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll