Bota

SKANDAL në Turqi/ Djali i presidentit të Somalisë vret një person në një aksident, arratiset jashtë vendit

Aksidenti me protagonist Mohammad Hasan Sheikh Mohamud ndodhi më 30 nëntor.

10 Dhjetor 2023, 09:14 Nga A.B
SKANDAL në Turqi/ Djali i presidentit të Somalisë vret një
Autori dhe viktima

TURQI-Reagime të forta ka shkaktuar në Turqi arratisja jashtë vendit e djalit të presidentit të Somalisë, i cili përplasi për vdekje një shpërndarës në një rrugë të Stambollit.

Aksidenti me protagonist Mohammad Hasan Sheikh Mohamud ndodhi më 30 nëntor.

Në një video nga një kamera sigurie e postuar nga kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, shihet makina e drejtuar nga djali i presidentit të Somalisë duke tërhequr zvarrë motorin që drejtohej nga Yunus Emre Getser.

Shikoni videon

Sipas raportit të policisë, djali i presidentit somalez Hassan Sheikh Mohamud goditi shpërndarësin mesditën e 30 nëntorit duke e hedhur në asfalt.

Siç sqaroi prokuroria atë ditë, drejtuesi i makinës dha deklaratë dhe u la i lirë, por u zhduk pak ditë më pas. Hapi tjetër ishte, sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm të Stambollit, lëshimi i një urdhër-arresti ndërkombëtar kundër shoferit somalez.

I dyshuari u largua nga Turqia”, theksoi Imamoglu, duke shtuar se “mentaliteti mbizotërues i mbylljes së syve” kur bëhet fjalë për të fuqishmit nuk lejon “mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të vendit tonë”.

Turqia gjatë dekadës së fundit dhe më shumë ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me Somalinë, një "vend motër" prej 17 milionë banorësh me një popullsi shumicë myslimane në Bririn e Afrikës./Dosja.al

somali turqi

Sondazh

Poll