Sport

VIDEO/ Surprizë! Bournemouth turpëron Manchester United brenda në “Old Traford”

Këtë të shtunë, në kuadër të ditës së 16-të të Premier League, Manchester United humbi rëndë në shtëpi ndaj Bournemouth (0-3). Në të njëjtën kohë, Brighton arrin një barazim zhgënjyes ndaj Burnley (1-1).

9 Dhjetor 2023, 19:03 Nga DOSJA
VIDEO/ Surprizë! Bournemouth turpëron Manchester United brenda në

ANGLI - E dihet që Manchester United është i brishtë këtë sezon. Sepse sa herë që “Djajtë e Kuq” fitonin kundër skuadrave nga pjesa e dytë e renditjes, shpeshherë ata të jepnin përshtypjen, se nuk kishin shumë diferencë ndaj "të vegjëlve".

Kjo u konfirmua këtë të shtunë, pasi lojtarët e Erik ten Hag, në kuadër të ditës së 16-të të Premierligës, humbën rëndë në shtëpi nga Bournemouth (0-3), i cili para kësaj ndeshje renditej në vendin e 15-të dhe që nuk kishte fituar asnjëherë në “Old Trafford” në të gjithë historinë e tyre.

Në këtë konteks “Djajtë e Kuq” ata treguan një qëndrim pritës dhe u lanë shumë hapësirë ​​kundërshtarëve, ndërsa në fazën sulmuese shfaqën një mungesë të jashtëzakonshme të koordinimit. Këtë e dëshmoi zgjedhja e Ten Hag për të vendosur në ballë Anthony Martial, i cili gjuajti vetëm një herë në portë, para zëvendësimit të tij në minutën e 55-të dhe që humbi 11 topa, nuk ishte një sukses i madh. 

Në të njëjtën kohë, “Qershitë” patën një ndeshje pothuajse perfekte, duke shënuar përmes Dominic Solanke (5’), i cili preu një kros nga Lewis Cook, pastaj Philip Billing (68’) dhe Marcos Senesi (73’), që vulosi rezultatin turpërues 0-3 për Manchester United brenda në “Old Trafford”.

Pas kësaj paraqitjeje të dobët poshtëruese, Manchester United e sheh të dobësuar vendin e gjashtë, siç është tashmë edhe vendi në pankinë i Ten Hag, i cili sot shfaqet shumë i kërcënuar, sepse është humbja e gjashtë në shtëpi ndaj MU këtë sezon, në të gjitha garat.

Në të njëjtën kohë, Brighton, arriti një barazim zhgënjyes (1-1) në shtëpi ndaj të parafundit, Burnley. “Clarets” hapën rezultatin me një francez të ri, Wilson Odobert, 19 vjeç, gjuajtja e të cilit devijoi mashtroi Bart Verbruggen. Seaguls barazuan 1-1 falë Simon Adingra, i cili kreu një shërbim të mirë nga Pascal Groß (77’). Brighton mbetet i 8-ti, por mund të kalohet të dielën nga West Ham, i cili udhëton në Fulham.

Sakaq, Sheffield United fitoi në shtëpi ndaj Brentford (1-0). Goli i vetëm i ndeshjes ishte një kryevepër e vogël e James McAtee, me një goditje nga e majta që përfundoi në këndin e kundërt (45’+1). Pavarësisht këtij suksesi, “Blades” mbeten të fundit në kampionat. 

Së fundi, Wolverhampton dhe Nottingham Forest u ndanë me rezultatin 1-1, Matheus Cunha, i cili shënoi 1-1 në një krosim të Pablo Sarabia (32’), pasi iu përgjigj rezultatit hapës të Harry-t Toffolo, i cili goditi me kokë një krosim nga Neco Williams (14’).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll