Bota

SHBA vendos veton ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpushim në Gaza

Të paktën 97 vende të tjera bashkë-sponsorizuan projektligjin e hartuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe. SHBA sinjalizoi më parë mosmiratimin e projekt-teksit. 

9 Dhjetor 2023, 07:42 Nga a.l
SHBA vendos veton ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon
Votimi

SHBA- Shtetet e Bashkuara vendosën të premten veton ndaj një rezolute të OKB-së që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazën e shkatërruar nga lufta, mes shqetësimeve në rritje për numrin e viktimave civile atje. Trembëdhjetë vende ishin në favor të rezolutës, ndërsa Shtetet e Bashkuara vendosën veton dhe Britania e Madhe abstenoi, shkruan CNN. 

Të paktën 97 vende të tjera bashkë-sponsorizuan projektligjin e hartuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe. SHBA sinjalizoi më parë mosmiratimin e projekt-teksit. Një nga pesë anëtarët e përhershëm të këshillit me të drejtën e vetos, SHBA-ja i ka rezistuar vazhdimisht thirrjeve për një "armëpushim", duke theksuar atë që pretendon se është e drejta e Izraelit për të mbrojtur veten pas sulmit terrorist të Hamasit.

Gjuha rreth pengjeve të mbajtura ende nga grupi militant palestinez në Gaza iu shtua projekt-rezolutës me shpresën për t'iu drejtuar SHBA-së. 

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll