Sport

Nuk kontrolloi gëzimin, pezullohet Arteta që do të humbasë një sfidë të madhe!...

Trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta është pezulluar për ndeshjen Aston Villa-Arsenal, pas shfaqjes së tij të gëzimit ndaj Lutonit (3-4).

8 Dhjetor 2023, 10:30 Nga DOSJA

Nuk kontrolloi gëzimin, pezullohet Arteta që do të humbasë

ANGLI - Në Ishull, duhet të dish të kontrollosh nervat... Mbrëmjen e së martës, Arsenali arriti një fitore në kohën shtesë ndaj Luton Town-it të promovuar (3-4). 

Declan Rice shënoi në sekondën e fundit të ndeshjes, duke bërë të shpërthyente nga gëzimi trajneri i tij, Mikel Arteta. Një festë që i kushton shtrenjtë spanjolit, pasi FA konfirmoi këtë të enjte se ky gëzim i dha atij kartonin e tretë të verdhë në sezon.

Arteta pezullohet ndaj Aston Villas 

Prandaj, Mikel Arteta është pezulluar për ndeshjen e fundjavës në Premier League, ndaj Aston Villas këtë të shtunë. Gjatë ndeshjes ai nuk do të ketë akses në zonën teknike dhe do të duhet të ulet në tribunë. 

Nëse “Topçinjtë” janë në formë të shkëlqyer, duke udhëhequr kryesimin në kampionatin anglez, Villans po kalojnë një vit shumë të mirë në 2023 dhe fitorja ndaj Cityt, konfirmoi formën aktuale të lojtarëve të Unai Emery. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll