Sport

Napoli e respekton, Luciano Spalletti nderohet me titullin “Qytetar Nderi”…

Luciano Spalletti adhurohet si një zot në Napoli. Pas fitimit të titullit të Serisë A pas 33 vitesh, ai nxorri një qytet të tërë në rrugë, ndaj edhe qyteti italian e shpërblen trajnerin...

8 Dhjetor 2023, 11:30 Nga DOSJA
Napoli e respekton, Luciano Spalletti nderohet me titullin “Qytetar

ITALI - Në librat e historisë së Napolit , emri i Luciano Spallettit është shkruar me shkronja të arta që nga maji i vitit 2023, teksa trajneri italian udhëhoqi Partenopein drejt Scudetto-s pas 33 vitesh.

Tashmë, kulti i teknikut 64-vjeçar ka marrë formë zyrtare, pasi mëngjesin e së enjtes, në një ceremoni brilante, kryebashkiaku i Napolit i dha titullin “Qytetar Nderi” i qytetit.

Spalletti dha më shumë se vetëm titullin e parë të madh për Napolin, që nga epoka e Diego Armando Maradona, e cila u theksua nga të ftuarit, duke sjellë përsëri në plan të parë jugun e varfër të Italisë.

Trajneri aktual i kombëtares italiane mori një pergamenë dhe medaljen e “Qytetarit të Nderit”, firmosi librin e nderit të Napolit dhe u shpreh i prekur: "Ndjej një përgjegjësi të madhe, falënderoj kryetarin e bashkisë dhe gjithë këshillin e qytetit. Mendimet e mia shkojnë për të gjithë partnerët që punuan me mua sezonin e kaluar. Mbi të gjitha lojtarët që janë krijuesit e bukurisë që solli sezoni i kaluar duke i detyruar të gjithë të dergojne keto imazhe ne gjithe boten. Ndjej nje emocion te papershkrueshem dhe nuk e di nëse e meritoj gjithë këtë ."

Në përfundim të fjalës së tij, Spalletti iu referua lidhjes së tij të përjetshme, tani me Napolin  dhe suksesit të ëndrrës së vitit të kaluar: "Kur u bëra trajner i Napolit, më thanë se ishte e vështirë të mbushja stadiumin, por përkundrazi “Maradona” ka mbushur zemrat ‘blu’ për dy vjet. Të bindësh napolitanët të kthehen në shtëpi, është një nga fitoret më të rëndësishme që kemi arritur. Tani më e pakta që mund të them është se Napoli është shtëpia ime."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll