Bota

Izraeli paralajmëron Europën: Hamasi mund të kryejë akte terroriste për Krishtlindje

Në një letër rrënqethëse drejtuar rreth 20 liderëve të BE-së nga ministria e çështjeve të Diasporës, thuhet se Hamasi ka një rrjet njerëzish me urrejtje që vepron në shumë vende evropianë.

7 Dhjetor 2023, 22:53 Nga A.TH
Izraeli paralajmëron Europën: Hamasi mund të kryejë akte
Gaza

IZRAEL- Izraeli paralajmëroi Bashkimin Europian se ekziston mundësia e sulmeve terroriste në prag të Krishtlindjeve. Në një letër rrënqethëse drejtuar rreth 20 liderëve nga ministria e çështjeve të Diasporës thuhet se Hamasi ka një rrjet njerëzish me urrejtje që vepron në shumë vende evropianë. BE-ja paralajmëroi këtë javë se ekziston një rrezik i madh i sulmeve terroriste gjatë javëve të ardhshme, mes tensioneve në të gjithë kontinentin të ndezur nga zemërimi për luftën Izrael-Hamas.

Qeveria izraelite paralajmëroi se operativët dhe simpatizantët e Hamasit në mbarë Evropën janë aktivë dhe pretendoi se aktiviteti i tyre tashmë ka dhënë rezultate dhe ka prodhuar pasoja. Kjo vjen pasi një islamist që u zotua për besnikëri ndaj ISIS-it vrau një turist gjerman në Parisit. Mes frikës se fijet “në gjumë” të terroristëve mund të aktivizohen në shtetet evropiane, ministri izraelit i Çështjeve të Diasporës Amichai Chikli raportoi se ndau prova të aktivitetit terrorist me udhëheqësit europianë.

"Hamasi ka funksionuar për shumë vite në mbarë botën, kryesisht përmes donacioneve të fshehta humanitare", u shpreh Chikli.

Sipas tij, agjentët e Hamasit duhen çrrënjosur sa më shpejt që të jetë e mundur, duke sugjeruar se dështimi për ta bërë këtë mund të sjellë më shumë mizori të kryera. Komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme Ylva Johansson tha se zemërimi i shkaktuar nga lufta Izrael-Hamas e bëri dhunën më të mundshme. Johansson theksoi se BE-ja po vë në dispozicion 26 milionë funte për siguri shtesë në zonat e cenueshme, veçanërisht në vendet e adhurimit. Ajo nuk specifikoi nëse kishte ndonjë informacion në veçanti që kishte rezultuar në paralajmërim.

"Lufta në Gaza dhe terrori i Hamasit po e përkeqësojnë këtë situatë," u tha ajo gazetarëve.

Evropa është në gatishmëri të lartë pasi qendrat e qyteteve mbushen dhe turistët vërshojnë në pikat e festave të Krishtlindjeve, një moment që është shfrytëzuar për sulme terroriste vdekjeprurëse në tregjet festive në Berlin dhe Strasburg.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll