Bota

"Jepni besimin tuaj"/ Kurti i drejtohet serbëve të Kosovës për vizat, targat dhe aplikimin në KiE

Ai thotë se është i kënaqur që ata po shfrytëzojnë mundësitë e përhapjes në të gjithë vendin të kësaj mundësie. 

7 Dhjetor 2023, 21:36 Nga h.k
"Jepni besimin tuaj"/ Kurti i drejtohet serbëve të
Albin Kurti

KOSOVË-Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës i është drejtuar në serbisht qyetetarëve serb me anë të një postimi në Facebook. Kurti ka kërkuar mbështetjen për avantazhet që do të sjellë përkrahja e çdo qytetari. Ai thotë se është i kënaqur që ata po shfrytëzojnë mundësitë e përhapjes në të gjithë vendin të kësaj mundësie. 

Ne e dimë se anëtarësimi sjell avantazhe, veçanërisht për anëtarët e komuniteteve jo-shumicë, në kuptimin e qasjes në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Për këtë arsye ne i jemi përkushtuar aplikimit për anëtarësim si mënyra më e mirë për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të secilit në Kosovë. Qytetarët e Kosovës që dëshirojnë të vizitojnë familjet e tyre dhe të shohin nga afër kulturën e vendeve të rajonit Shengen, do të jenë të lirë të udhëtojnë pa viza nga 1 janari. Jemi të kënaqur që interesimi për përdorimin e kësaj mundësie po përhapet në të gjithë vendin, nga veriu në jug, me një rritje prej rreth 30% të aplikimeve për pasaporta biometrike këtë vit krahasuar me të kaluarin. Të të gjithë neve. Së bashku. Në dritën e ngjarjeve të tilla të kohës së fundit, falënderoj të gjithë ata që treguan besim për një Kosovë më të mirë. Ju përshëndes shumë dhe ju uroj të gjitha të mirat."

 

albin kurt

Sondazh

Poll