Bota

Pjesë e sulmit të 7 tetorit, ushtria izraelite vret dy zyrtarë të inteligjencës së Hamasit

Avionët luftarakë të IDF, të drejtuar nga ushtria dhe shërbimi i sigurisë izraelite, vranë zyrtarin e lartë të inteligjencës ushtarake Abd Elaziz Rantisi dhe Ahmed Ayyoush, anëtarë të sistemit të zbulimit të Hamasit.

7 Dhjetor 2023, 21:07 Nga A.TH
Pjesë e sulmit të 7 tetorit, ushtria izraelite vret dy zyrtarë
Gaza

IZRAEL- Ushtria izraelite bëri me dijen se ka vrarë dy zyrtarë të inteligjencës në grupin militant Hamas. Zëdhënësi Daniel Hagari tha se avionët luftarakë të IDF, të drejtuar nga ushtria dhe shërbimi i sigurisë izraelite, vranë zyrtarin e lartë të inteligjencës ushtarake Abd Elaziz Rantisi dhe Ahmed Ayyoush, anëtarë të sistemit të zbulimit të Hamasit.

“Rantisi ishte përgjegjës për të gjitha vëzhgimet e Hamasit dhe ndihmoi në planifikimin e sulmeve të 7 tetorit”, tha Hagari.

Një ditë më parë, IDF njoftoi se rrethoi shtëpinë e liderit të Hamasit, arkitektit të sulmit të 7 tetorit, Yahua Sinwar, i cili besohet se fshihet në tunelet nëntokësore në Gazë.

yahua sinwar lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll