Bota

Rekrutonte të rinjtë për ISIS-in, arrestohet imami në Spanjë

Imami i arrestuar u tregonte të rinjve pikëpamje të dhunshme të fesë dhe paraqiti imazhin e një terroristi vetëvrasës si të vlefshëm në betejën kundër hebrenjve, të krishterëve dhe apostatëve.

7 Dhjetor 2023, 22:02 Nga A.TH
Rekrutonte të rinjtë për ISIS-in, arrestohet imami në
Foto Ilustruese

SPANJË- Një mësues arab dhe imam i një xhamie në Madrid është arrestuar me dyshimin për rekrutim e të rinjve për grupin Shteti Islamik, njoftoi sot policia spanjolle.

“Ky është një burrë 44-vjeçar që përfitoi nga statusi i tij si mësues për të radikalizuar të miturit të cilëve u jepte mësime dhe për të rekrutuar kandidatë të mundshëm për Shtetin Islamik”, tha policia spanjolle.

Mediat e huaja raportojnë se imami i arrestuar u tregonte të rinjve pikëpamje të dhunshme të fesë dhe paraqiti imazhin e një terroristi vetëvrasës (kamikaze) si të vlefshëm në betejën kundër hebrenjve, të krishterëve dhe apostatëve. Policia tha se këto veprime u vunë re brenda komunitetit dhe krijuan polemika, duke e detyruar të dyshuarin të lëvizte më me kujdes. Hetimi filloi vitin e kaluar, por burri u arrestua më 29 nëntor.

isis

Sondazh

Poll