Bota

Tërmeti godet ishujt Vanuatu, paralajmërim për tsunami

Sistemi Amerikan i Paralajmërimit të Tsunamit tha se valët mund të godasin zona brenda 300 km nga epiqendra, përgjatë brigjeve të Vanuatu dhe Kaledonisë së Re.

7 Dhjetor 2023, 22:05 Nga A.TH
Tërmeti godet ishujt Vanuatu, paralajmërim për tsunami
Foto Ilustruese

SHBA- Një tërmet i fortë me magnitudë 7.3 ballë të shkallës Rihter goditi sot rajonin e Ishujve Vanuatu, në juq të Paqësorit, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), duke shkaktuar një sistem paralajmërimi për cunami. Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ) vlerësoi magnitudën e tërmetit në 6.6 gradë dhe me një thellësi fokale prej 10 km.

Në të njëjtën kohë, banorët e ishujve të Vanuatu iu dha një paralajmërim për rrezikun e një cunami. Sistemi Amerikan i Paralajmërimit të Cunamit tha se valët e cunamit mund të godasin zona brenda 300 km nga epiqendra, përgjatë brigjeve të Vanuatu dhe Kaledonisë së Re. Tërmeti goditi në det dhe kishte një thellësi fokale prej 35 km, me një epiqendër rreth 23 km në jug të qytetit të Isangel.

usgs

Sondazh

Poll