Bota

Rusia josh emigrantët për të luftuar në Ukrainë, i ofrojnë jetesë të mirë në këmbim të një viti ushtarak

Investigimi i thellë i BBC raporton se Moska ka ndryshuar qëndrim ndaj emigrantëve që më parë i dërgonte drejt kufirit më Finladën, pasi u ofron kontrata punë e pagesë në këmbim të shërbimit ushtarak.

7 Dhjetor 2023, 20:15 Nga A.TH
Rusia josh emigrantët për të luftuar në Ukrainë, i
Emigrantet

RUSI- Rusia po përpiqet të rekrutojë emigrantë të huaj, të ndaluar në kufirin e saj me Finlandën, për luftën e saj në Ukrainë. BBC ka parë prova të disa rasteve në të cilat të huajt u futën me nxitim në një kamp ushtarak në kufirin me Ukrainën, disa ditë pasi ata u kapën për shkelje të ligjeve të imigracionit.

Praktika e detyrimit të njerëzve në qendrat e paraburgimit për të nënshkruar kontrata për shërbimin ushtarak në Ukrainë nuk është e re, por shifrat u rritën pasi migrantët e huaj mbërritën në kufirin e Rusisë me Finlandën. Gjatë hetimit të kësaj çështjeje BBC ka vëzhguar procesin gjyqësor në Karelia, një nga tre rajonet ruse në kufi me Finlandën, ku vetëm në javët e fundit janë arrestuar 236 persona ilegalë. Ata u dënuan me gjobë, por më pas, atyre u është ofruar, punë, pagesë dhe kushte të mira jetese në këmbim të një viti shërbimi ushtarak në Ukrainë, por pa ua qartësuar këtë detaj.

Awad, një dëshmitar i BBC rrëfen se pas arrestimit i është ofruar kushte të mira dhe pagesë në ushtri. Por nëqoftëse më parë Rusia ishte shumë e prerë me rastet e emigrantëve ilegalë, prej disa javësh ka ndryshuar qëndrim. Një burrë irakian, i cili gjithashtu u arrestua afër kufirit të Finlandës, u tha aktivistëve të të drejtave të njeriut se edhe atij po i bënin presion për të nënshkruar një kontratë ushtrie si një mënyrë për të anuluar urdhrin e dëbimit. Në fillim të kësaj jave, Radio Kulmiye e Somalisë intervistoi një përfaqësues të paidentifikuar nga komuniteti somalez në Bjellorusi, i cili tha se të paktën 60 shtetas somalezë po mbaheshin në qendrat ruse të paraburgimit dhe po josheshin nga rekrutuesit ushtarakë.Sipas tij, të paktën tetë burra kishin rënë dakord të nënshkruanin një kontratë me ushtrinë ruse.

Awad tha për BBC se udhëtimi i tij përfundoi në kufirin me Ukrainën, në një kamp ushtarak. Pikërisht atëherë grupi i tij e kuptoi se po dërgoheshin për të luftuar.

"Na u tha një vit kontratë me stërvitje dhe opsione me pagesë dhe kujdes të mirë, por pa kufij dhe luftë ukrainase. Gjithçka që na thanë ishte një gënjeshtër", deklaroi Awad.

BBC iu drejtua ministrisë së brendshme ruse për të komentuar mbi akuzat se të burgosurve të huaj u ofrohen kontrata ushtarake në këmbim të lirimit të tyre. BBC raporton se në atë moment të huajve iu bë me dije anullimi i kontratës. Awad tha se zyrtarët në kamp i kërcënuan ata me dënime të gjata me burg për shkelje të ligjeve ushtarake, por më vonë u tërhoqën, duke thënë se ofertat e punës do të anuloheshin dhe procedurat e dëbimit do të rifillonin. Awad është i bindur se është mashtruar për t'u regjistruar në ushtrinë ruse, megjihëse mbrojtja e tij e vetme është se ai nuk e kuptoi plotësisht ofertën që i ishte bërë.

“Unë thashë jo, sepse nuk e di se çfarë kam nënshkruar dhe nuk është e shkruar në gjuhën time. Unë jam azilkërkues, jo ushtar”, tha ai.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll