Politike

Paditë në Kushtetuese për paktin për emigrantët, Berisha: Të konsiderosh bravën opozitë, është tallje

Berisha tha se është tallje të konsiderosh bravën, si opozitë.

6 Dhjetor 2023, 14:07 Nga A.B
Paditë në Kushtetuese për paktin për emigrantët,
Sali Berisha

TIRANË- Ditën e sotme, Partia Demokratike e kryesuar nga Sali Berisha dhe grupi i vulës së Lulzim Bashës, dërguan sot në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët me Italinë. I pyetur nëse opozita ishte në garë për protagonizëm, ish-kryeministri Sali Berisha tha se është tallje të konsiderosh bravën, siç e konsideron Lulzim Bashën, si opozitë.

“Nuk ka tallje më të madhe se të konsiderosh bravën si opozitë prandaj nuk duhet të përdorim terma që nuk qëndrojnë. Nuk është opozitë, është vegël bëjnë ç’i thonë. A mendon se mund të zhurmojë. Ai zbaton porositë e Taulant Ballës se edhe Rama nuk ia var shumë se ka ngarkuar Taulantin me të"- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll