Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit, Ardi Veliu s’jep më kohë, ‘rreshtore’ grupit hetimor, u kërkon emrat e autorëve

3 Nëntor 2019, 11:50 Nga DOSJA
Atentati ndaj prokurorit, Ardi Veliu s’jep më kohë,

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka organizuar një mbledhje dy ditë pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja. 

Mësohet se Veliu ka mbledhur strukturat drejtuese të grupit hetimor, të cilëve u ka kërkuar informacion lidhur me ecurinë e hetimeve për atentatin. Specifikisht  kryepolici Veliu kërkoi të dhëna për identitetin e të dyshuarve dhe për dy automjetet e përdorura gjatë atentatit.

Për shkak të postit të Ndojës, dosja është marrë tek Krimet e Rënda, dhe në zbardhje të saj janë ngarkuar dy prokurorët Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj.

Por çfarë ndodhi më 1 nëntor?

Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit pasditen e djeshme në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.

Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba. Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anton martini ardi veliu ardi veliu per atentatin e ndojes besim hajdarmataj perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja anton martini ardi veliu ardi veliu per atentatin e ndojes besim hajdarmataj perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja

Sondazh

Poll