Aktualitet

EMRAT/ Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, plagosen 4 persona, dërgohen me urgjencë drejt Traumës

3 Nëntor 2019, 11:11 Nga DOSJA
EMRAT/ Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, plagosen 4

FUSHË KRUJË- Një aksident i trefishtë  ka ndodhur sot në mesditë në autostradën Fushë Krujë-Milot në afërsi të fshatit Luzë. Në aksident janë përfshir një mjet tip ‘Audi’, një furgon dhe një autobus.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur 4 persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Të plagosur nga aksidenti kanë mbetur Metush Brinja 74-vjeç, Xhavahire Brinja, Behije Brinja, nga Kukësi që udhëtonin me mjetin tip ‘Audi’, po ashtu dëmtime të shumta ka marrë dhe Dila Shota pasagjere në furgonin tip ‘Ford’.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë dhe shpejtësia me të cilin udhëtonte mjeti tip ‘Ford’, i cili ka goditur nga pas veturën tip ‘Audi’ dhe kjo e fundit është përplasur me një autobus.

Policia ka mbrritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet që sollën aksidentin me 4 të plagosur.

(D.K. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident i trefishtë aksident ne luze aksident i trefishtë aksident ne luze

Sondazh

Poll