Aktualitet

Drejt Shkodrës me ‘Ford’ për të kaluar në mënyrë të paligjshme sirianë dhe irakianë, arrestohet në Kamëz shoferi

3 Nëntor 2019, 10:47 Nga DOSJA
Drejt Shkodrës me ‘Ford’ për të kaluar në

TIRANË-Është finalizuar një operacion policor i koduar si “Kamza”, ku bëhet fjalë për një tjetër rast ku është zbuluar dhënia e ndihmës për kalim të paligjsëm të kufirit, në këmbim të një shume  parash.

Bazuar  në njoftimin e policisë është vënë në pranga  39-vjeçar i cili transportonte në drejtim të Shkodrës për në Malin e Zi me destinacion final një nga vendet e BE-së, 6 shtetas nga Iraku dhe Siria.

Efektivët e Komisariatit Nr. 5 Kamëz,  në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, kanë arritur të mësojnë se një shtetas me një automjet tip “Ford” po transportonte në drejtim të Shkodrës disa shtetas të huaj kundrejt fitimit me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, e kështu kanë finalizuar operacionin “Kamza”.

Në bazë të këtij operacioni është bërë edhe identifikimi i të arrestuarit në flagrancë, shtetasi I. Q., 39 vjeç, banues në Bathore-Kamëz.

Njoftimi  i potë i Policisë 

Kamëz, Tiranë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kamza”

Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjsëm të kufirit, kundejt fitimit.

Vihet në pranga një 39-vjecar i cili transportonte në drejtim të Shkodrës  për në Mal të Zi me destinacion final një nga vendet e BE-së, 6 shtetas nga Iraku dhe Siria.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 5 Kamëz,  në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas me një automjet tip “Ford” po transportonte në drejtim të Shkodrës disa shtetas të huaj kundrejt fitimit me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin “Kamza”.

Në kuadër të operacionit  u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. Q., 39 vjeç, banues në Bathore-Kamëz.

Ky shtetas u kap në rrugën “Demokracia” në Kamëz, nga shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.5 Kamëz, duke transportuar në drejtim të Shkodrës 6 emigrant të paligjshëm me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirt kundrejt fitimit.

Emigrantët e paligjshëm, tre nga Siria dhe tre nga Iraku iu dorëzuan në Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet finalizohet operacioni policor kamez finalizohet operacioni policor kamez

Sondazh

Poll