Aktualitet

Fshihej në lagjen ‘Ali Demi’, arrestohet Taulant Malaj, vlonjati që bëri ‘lëmsh’ drejtësinë shqiptare

3 Nëntor 2019, 09:15 Nga DOSJA
Fshihej në lagjen ‘Ali Demi’, arrestohet Taulant Malaj,

TIRANË– Një 29-vjeçar, i cili konsiderohet me rrezikshmëri shoqërore, është arrestuar nga Policia gjatë operacionit “Befasia”.

Taulant Manaj ishte shpallur në kërkim për vrasje në tentativë dhe pas informacioneve u mësua se fshihej në një pallat në lagjen “Ali Demi”.  Arrestimi i tij u bë gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor “Befasia”, për kapjen e një personi me rrezikshmëri shoqërore.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr.1.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Polcisië Nr.1 në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një person në kërkim nga Vlora fshihej në një pallat në lagjen “Ali Demi” dhe falë një pune të mirëorganizuar në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të këtij Komisariati, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Befasia”.

Si rezultat i operacionit në orët e vona të mbrëmjes së djeshme u bë e mundur kapja e personit në kërkim:

– T. M., 29 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë më datë 18.09.2018 ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjylkatës së Apelit Vlorë, e cila ka vendosur masën e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në atë me “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

U njoftur Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë për ndjekjen e mëtejshme të procedurave. 

I rrezikshmi i Vlorës, Taulant Manaj (Beqiri) ishte arrestuar nga policia për ngjarjen e datës 27 shkurt në Vlorë, pas një konflikti mes dy grupeve, ku kishte mbetur i plagosur vetë ai. Por më pas ishte arratisur pasi kishte thyer masën e sigurisë dhe ishte kapur “mat” me armë në makinë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kapet vlonjati i rrezikshem operacioni befasia taulant manaj kapet vlonjati i rrezikshem operacioni befasia taulant manaj

Sondazh

Poll