Aktualitet

Shkaktoi përplasje mes Gjykatës dhe ministrive, kush është Taulant Manaj, i rrezikshmi i Vlorës që iu arratis ‘nën

3 Nëntor 2019, 09:45 Nga DOSJA
Shkaktoi përplasje mes Gjykatës dhe ministrive, kush është

TIRANË– Policia ka arrestuar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Ali Demi”, të shumëkërkuarin e Vlorës, Taulant Manaj (Beqiraj). 29-vjeçari cilësohej si një person me rrezikshmëri të lartë, i akuzuar për vrasje në tentativë. 

Por kush është Taulant Manaj (Beqiraj)?

I rrezikshmi i Vlorës, Taulant Manaj (Beqiri) ishte arrestuar nga policia për ngjarjen e datës 27 shkurt në Vlorë, pas një konflikti mes dy grupeve, ku kishte mbetur i plagosur vetë ai. 

Pas ngjarjes dhe arrestimit, policia vendosi masën e sigurisë arrest në shtëpi për të, por edhe pse në këtë masë sigurie Manaj u kap në flagrancë nga policia teksa lëvizte me një automjet me armë brenda tij.

Në gusht të vitit 2018, Manaj (Beqiri) u lirua nga gjykata e faktit dhe gjyqtarja Herla Çela, e cila konfirmoi se ishte njohur vetëm me rastin e fundit, ndërsa në dosje nuk kishte asnjë informacion se Taulant Manaj ishte person i përfshirë edhe në ngjarjen e datës 27 shkurtit. 

Çështja shkaktoi shumë tensione, saqë për lirimin e Beqirajt nga paraburgimi Ministria e Brendshme kërkoi edhe shkarkimin e gjyqtares. Rastin e denoncoi edhe Ministria e Drejtësisë dhe KLD, ndërsa gjyqtarja ngulte këmbë tek mungesa  provave. 

Pas lirimit, ishte Gjykata e Apelit të Vlorës ajo që vendosi ta rikthejë në burg të riun nga Vlota, por kur policët shkuan në banesën e tij për të bërë shoqërimin, Manaj ishte arratisur. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni befasia taulant manaj operacioni befasia taulant manaj

Sondazh

Poll