Aktualitet

Aksidenti/ U rrokullis 30 metra dhe përfundoi në përrua, si u shpëtua nga zjarrfikësja e Prrenjasit familja me 4 anëtarë

3 Nëntor 2019, 08:33 Nga DOSJA
Aksidenti/ U rrokullis 30 metra dhe përfundoi në përrua, si u

LIBRAZHD– Një aksident automobilistik ka ndodhur në Prrenjas, ku si pasojë janë përfshirë katër anëtarët e një familjeje.

Ngjarja është shënuar në vendin e quajtur “Kthesat e Pishkashit”, ku makina me katër pasagjerët për shkak të motit të keq ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Lingajacës.

Aksidenti është parë, punonjësit e zjarrfikës së Përrenjasit, të cilët po ktheheshin nga një mision, dhe kanë qënë ata që kanë shpëtuar familjen.

Me më shumë dëmtime nga aksidenti ka qënë nëna e dy djemve, e cila është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Librazhdit. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur Policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për për zbardhjen e rrethanave që shkaktuan aksidentin.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne perrenjas perrenjas aksident ne perrenjas perrenjas

Sondazh

Poll