Bota

Vrasja e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut, autoritetet kërkojnë të ekstradohet i dyshuari

Ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga njofton se ai e ka nënshkruar kërkesën për ekstradim që do t’i dërgohet Ministrisë turke të Drejtësisë.

6 Dhjetor 2023, 16:54 Nga h.k
Vrasja e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut, autoritetet
Foto ilustruese

SHKUP-Ministria e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar që autoritetet turke të mbajnë në paraburgim të dyshuarin kryesor për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçeska.

Ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga njofton se ai e ka nënshkruar kërkesën për ekstradim që do t’i dërgohet Ministrisë turke të Drejtësisë.

Maqedonia e Veriut dhe Turqia kanë një marrëveshje të përbashkët për ekstradim. Pasi të miratohet ekstradimi, do të merret një vendim për kohën dhe mënyrën e transferimit të të dyshuarit, Lupço Palevski. Ai u arrestua dje në Turqi.

vrasja e 14 vjecare

Sondazh

Poll