Bota

Shkrimtarja nga Maqedonia: Fajësuat shqiptarët, por 14-vjeçarja u vra nga patriotët besimtarë maqedonas

Bužarovska me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se shoqëria maqedonase rrezikohet nga traditat maskiliste maqedonase dhe jo nga shqiptarët.

6 Dhjetor 2023, 13:59 Nga r.ll
Shkrimtarja nga Maqedonia: Fajësuat shqiptarët, por 14-vjeçarja
rumena buzarovska

SHKUP-Ngjarja e rëndë e raportuar pak ditë më parë, ku u rrëmbye dhe u vra në mënyrë makabre një 14-vjeçare, ndër të cilët autor ishte edhe babai i saj, ka tronditur mbarë opinionin publik edhe jashtë kufijve të Maqedonisë.

Reagimet kanë qenë gjithashtu të shumta. Në lidhje me vrasjen makabre e Vanjës dhe tentimit për t’i fajësuar shqiptarët nga disa media, ka reaguar profesoresha dhe shkrimtarja Rumena Bužarovska. Bužarovska me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se shoqëria maqedonase rrezikohet nga traditat maskiliste maqedonase dhe jo nga shqiptarët.

“Maqedonas patriotë burra besimtarë me vlera familjare vranë një fëmijë. Aq për kërcënimet reale në shoqërinë tonë”, shkroi ajo,

“Thuhej se shqiptarët duhet të jenë fajtorët, mendoni pak për vlerat dhe paragjykimet tuaja. Nga shumë nga ju "normal" e dëgjova këtë teori”, tha ajo më tutje.

rumena buzarovska

Sondazh

Poll