Bota

"Akt keqdashës"/ Ambasadori i SHBA në Kosovë flet për vrasjen e Liridona Ademit: Duhet përgjigje efikase

Ai theksoi se rasti rrëfen se duhet të punohet në çdo nivel të shoqërisë.

6 Dhjetor 2023, 16:49 Nga h.k
"Akt keqdashës"/ Ambasadori i SHBA në Kosovë flet
Ambasadori i SHBA

KOSOVA-Jeffrey Hovenier, Ambasadori i SHBA në Kosovë ka bërë një reagim ditën e sotme në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt. Ai theksoi se rasti rrëfen se duhet të punohet në çdo nivel të shoqërisë. Nga ana tjetër theksoi se përgjigjia duhet të jetë efikase. 

"Ende ka edhe shumë vend për përmirësim nuk po flas vetëm për Kosovën. Duhet ta marrim me seriozitet dhe duhet të përgjigjemi me efikasitet për t’i ndalur aktet keqdashëse. Dëshiroj të flas diçka për ndryshimet në opinion publik në Kosovë sa i përket gjinisë, në bazë të anketave 76 për qind e qytetarëve mendojnë që duhet te mundësojnë pjesëmarrjen të barabartë të grave dhe burrave në politikë, 62 për qind besoj ë që ngacmimin në internet dhe protetrizimu negativ në politik dekurajon pjesëmarrjen e tyre në politik. Këto statistika na tregojnë se qytetarët kosovar janë të gatshëm për ta mbështetur ndryshimin.

jeffrey hovenier

Sondazh

Poll