Bota

Deklarata e papritur e Donald Trump: Kur të rizgjedhem president, do të jem diktator për 24 orë

Trump e bëri të qartë se do të ishte diktator vetëm ditën e parë në Shtëpinë e Bardhë

6 Dhjetor 2023, 14:20 Nga A.B
Deklarata e papritur e Donald Trump: Kur të rizgjedhem president, do
Donald Trump

SHBA-“Nëse rizgjidhem, do të jem diktator vetëm ditën e parë të mandatit tim”... Kjo deklaratë kontroverse është bërë një ditë më parë nga ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Konkretisht, ish-presidenti amerikan është pyetur nëse do të “hakmerret” ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Fillimisht Trump iu shmang përgjigjes në pyetjen e gazetarit të rrjetit amerikan “Fox News”, Sean Hannity.

Megjithatë, kur çështja u rikthye, Trump e bëri të qartë se do të ishte diktator vetëm ditën e parë në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar dy çështje specifike:

“Unë dua të mbyll kufijtë dhe të hap minierat”, tha ai.

Siç shkruan “Politico”, deklaratat e Trump mund të kenë qenë një përpjekje nga ana e ish-presidentit për të krijuar përshtypje, duke iu përgjigjur një sërë publikimeve të muajve të fundit që fokusoheshin në mundësinë që një mandat i dytë të ishte më autoritar dhe më agresiv ndaj institucionet.

"Amerikanët duhet ta besojnë atë"- komentoi kreu i fushatës Joe Biden-Kamala Harris, Julie Chavez Rodriguez.

donald trump

Sondazh

Poll