Bota

Japonia i bën thirrje Izraelit të minimizojë vdekjet e civilëve: Thelbësore për qetësimin e situatës

Në përgjigje, Netanyahu përcaktoi qëndrimin e Izraelit për operacionin ushtarak në Gaza, pa dhënë detaje.

6 Dhjetor 2023, 14:09 Nga r.ll
Japonia i bën thirrje Izraelit të minimizojë vdekjet e
fumido kishida

TOKYO- Kryeministri i Japonisë, Fumido Kishida i ka bërë thirrje kryeministrit izraelitBenjamin Netanyahut që të minimizojë viktimat civile në Gaza. 

Gjatë një telefonate me kryeministrin izraelit, Fumio Kishida tha se ishte thelbësore për të qetësuar situatën me shpejtësi, thuhet në një deklaratë nga qeveria japoneze. 

Në përgjigje, Netanyahu përcaktoi qëndrimin e Izraelit për operacionin ushtarak në Gaza, pa dhënë detaje, sipas SkyNews.  Izraeli ka qenë nën presion në rritje ndërkombëtar për të shmangur vrasjen e palestinezëve të pafajshëm gjatë luftës së tij kundër Hamasit. 

fumido kishida benjamin netanyahu

Sondazh

Poll