Politike

Marrëveshja me Italinë/ Balla: 3 mijë emigrantë njëkohësisht, do të strehohen vetëm për procedurat kufitare

Ai tha se në Gjadër dhe Shëngjin, do të akomodohen përkohësisht një pjesë e emigrantëve.

6 Dhjetor 2023, 12:57 Nga r.ll
Marrëveshja me Italinë/ Balla: 3 mijë emigrantë
foto ilustruese

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka raportuar sot në Komisionin për Sigurinë Kombëtare për marrëveshjen e nënshkruar me Italinë për emigrantët.

Balla tha se qendra e pritjes së refugjatëve do të mbulohet me shpenzimet e qeverisë italiane. Ai tha se në Gjadër dhe Shëngjin, do të akomodohen përkohësisht një pjesë e emigrantëve.

“Qendra e pritjes së refugjatëve, me shpenzimet e Italisë. Do të akomodojmë përkohësisht një pjesë të emigrantëve. Numri i emigrantëve që do akomodohen njëkohësisht nuk mund ta kalojë kuotën e 3 mijë. Vendi rikonfirmon pozitën si një aleat i besueshëm. Përdorim i përkohshëm i një sipërfaqe pasurore. Do i akomodojmë refugjatët vetëm brenda strukturës”, tha Balla.

 

taulant balla

Sondazh

Poll