Politike

RIKTHEHEN tensionet në komisione/ Deputetët e opozitës pengojnë mbledhjen te 'Siguria', Noka zë vendin e kryetarit

Kryetari i komisionit deklaroi se mbledhja do të vijojë online në orën 12:00.

6 Dhjetor 2023, 11:07 Nga A.B
RIKTHEHEN tensionet në komisione/ Deputetët e opozitës
Komisione

TIRANË- Tensione në Komisionin e Sigurisë. Edhe ditën e sotme, deputetët e opozitës kanë bllokuar punimet në komisionin e Sigurisë ku është dërguar për diskutim marrëveshja për emigrantët që pritet të vijnë në vendin tonë. Deputetët nuk lejuan të nisë mbledhja. Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka u ul në vendin e kryetarit të komisionit, Nasip Naços, duke mos lejuar zhvillimin e seancës.

“Marrëveshja e dytë për të shenjtëruar votën e lirë, marrëveshja e tretë është për të luftuar korrupsionin që Shqipërinë e faruat duke shpopulluar Shqipërinë. Marrëveshja e katërt për të luftuar krimin pas Shqipëria po shpopullohet nga korrupsioni dhe paligjshmëria. Këto janë marrëveshjet që duan shqiptarët, jo ato që duan barbarët. Prej 10 vitesh jeni vetëm barbarë. Tani e keni kthyer edhe në një Ruandë. Ato që kanë prioritet shqiptarët do të trajtohen dhe asgjë që nuk kanë prioritet shqiptarët”, tha Noka.

Duke u gjendur përballë kësaj situate, kryetari i komisionit deklaroi se mbledhja do të vijojë online në orën 12:00. Në këtë Komision pritej të merrte fjalën sot, Ministri i Brendshëm Taulant Balla.

komisioni i sigurise flamur noka gazment bardhi

Sondazh

Poll