Bota

S’mori pjesë në varrimin e Liridonës, reagon Behgjet Pacolli: Shoh sjellje skizofrenike që shfrytëzojnë tragjedinë

Pacolli shkruan se ndodhet për një vizitë pune në lindjen e largët, teksa thekson se familjarët e tij ndodhen pranë familjes së Liridonës.

6 Dhjetor 2023, 12:39 Nga A.B
S’mori pjesë në varrimin e Liridonës, reagon Behgjet
Naim Murseli dhe Behgjet Pacolli

KOSOVË- Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër në një postim në Facebook ku shkruan se po shikon “disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që përdorin tragjedi si kjo e Liridona Ademajt për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe për të pervetësuar ndonjë pëlqim (like) në platformat mediatike”.

Reagimi i tij vjen pas deklaratave në lidhje me mospraninë e biznesmenit në varimin apo edhe rivarrimin e Liridona Ademajt, pasi jo vetëm kanë njohje, por është kumbari i djalit të së ndjerës.

Pacolli shkruan se ndodhet për një vizitë pune në lindjen e largët, teksa thekson se familjarët e tij ndodhen pranë familjes së Liridonës.

“Nga distanca shoh disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që përdorin tragjedi si kjo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe për të pervetësuar ndonjë pëlqim ( like) në platformat mediatike. Është e rëndësishme të ekspozohen dhe të kundërshtohen deklaratat e paqëndrueshme, pa fakte dhe të pasakta të disa “debatuesve” apo “analistëve” që njollosin imazhin dhe reputacionin e të tjerëve. Kjo do të ndihmojë në ngritjen e nivelit të bisedës dhe transparencës së informacionit për publikun dhe seriozitetin e vetë medias. Për ta sqaruar publikun, jam duke ndjekur një rrugë të gjatë dhe të planifikuar 6 muaj më parë, e cila më ka penguar të marr pjesë në varrim (për çka janë kujdesur vëllezërit, familja dhe bashkëpunëtorët e mi)”, shkruan Pacolli.

Liridona Ademaj, nënë e dy fëmijëve, u vra barbarisht mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë. Fillimisht u tha se ajo ishte duke udhëtuar me bashkëshortin dhe dy fëmijët me makinën e tyre, kur persona të maskuar i kanë grabitur dhe gjatë këtij akti, kanë vrarë Liridonën./Dosja.al

behgjet pacolli liridona ademi

Sondazh

Poll