Bota

Nuk u ndje mirë, kryebashkiakja e Montrealit rrëzohet gjatë konferencës për shtyp (VIDEO)

Zëdhënësja e shtypit e kryebashkiakes, Catherine Cadotte konfirmoi se ajo ishte ekzaminuar nga mjekët ndihmës dhe kishte filluar të ndihej më mirë.

6 Dhjetor 2023, 13:08 Nga r.ll
Nuk u ndje mirë, kryebashkiakja e Montrealit rrëzohet gjatë
foto nga momenti

KANADA- Kryetarja e bashkisë së Montrealit në Kanada, Valeria Plante do të ulë ritmin e aktiviteteve të saj gjatë ditëve të ardhshme pasi iu morën mendtë dhe nuk u ndje mirë gjatë një konference për shtyp në Bashki të martën në mëngjes.

Plante po i përgjigjej një pyetjeje rreth të pastrehëve në qytet, kur papritmas ndaloi së foluri për disa sekonda dhe më pas u ul në dysheme. Gjatë këtyre momenteve ajo ishte e vetëdijshme.

Plante u rrethua shpejt nga stafi i saj, i cili u kërkoi gazetarëve të ndalonin xhirimet. Një ambulancë u thirr në Bashkinë, por ajo nuk u transportua në spital, sipas mediave vendase.

Zëdhënësja e shtypit e kryebashkiakes, Catherine Cadotte konfirmoi se ajo ishte ekzaminuar nga mjekët ndihmës dhe kishte filluar të ndihej më mirë.

Më vonë gjatë ditës, Cadotte tha se si masë paraprake, Plante do të mungojë në mbledhjen e këshillit të bashkisë Ville-Marie të martën dhe do të reduktojë aktivitetet e saj në ditët në vijim.

valeria plante

Sondazh

Poll