Politike

PD e Bashës çon në Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët, Çollaku: Ka mungesë totale të transparencës

PD e Bashës e ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për sqarim.

6 Dhjetor 2023, 10:26 Nga A.B
PD e Bashës çon në Kushtetuese marrëveshjen për
Kreshnik Çollaku

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike të grupit të vulës së Lulzim Bashës, Kreshnik Çollaku ka bërë një deklaratë për mediat ku ka njoftuar se PD ka çuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen Rama–Meloni për emigrantët. Çollaku është shprehur se siç e kanë bërë publike që në orët të këtij vendimi, PD ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për sqarim.

DEKLARATA E ÇOLLAKUT:

“Sic e kemi bërë publike në orët e para të këtij vendimi. Sot PD ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për sqarim. Dua t’i kujtoj publikut, që marrëveshja u shpall pa u njoftuar dhe e fshehë. Në dallim nga Italia, në Shqipëri ka munguar transparenca. Mjerisht Rama ia ka dalë të fshihet” tha ndër të tjera ai.

PD çon në Kushtetuese marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët

• Shqyrtimi i pajtueshmërisë me Kushtetutën e Shqipërisë të marrëveshjes së
nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe
Qeverisë së Republikës së Italisë “PROTOKOLL NDËRMJET QEVERISË SË
REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E
MIGRACIONIT”.

• Pezullimin e proçedurës parlamentare për ratifikimin e “PROTOKOLL
NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË
MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN E
BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIT”.

• Deklarimin si të papajtueshme me nenet 3, 4, 7 të Kushtetutës dhe Ligjit Nr.
43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” të
marrëveshjes së së nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së
Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë “PROTOKOLL NDËRMJET
QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË
FUSHËN E MIGRACIONIT”.
PARTIA DEMOKRATIKE

kreshnik Çollaku

Sondazh

Poll