Politike

"Në trajnim paguan që shkon"/ Bardhi komenton vizitën e Bashës në SHBA: Më e rëndësishme për mua të rrëzojmë Ramën

Bardhi tha se vizita në SHBA është në forumin NDI dhe sipas informacioneve të tij, në të tilla trajnime merr pjesë kundrejt pagesës.

5 Dhjetor 2023, 15:09 Nga h.k
"Në trajnim paguan që shkon"/ Bardhi komenton vizitën e
Gazment Bardhi

TIRANË- Gazmet Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka komentuar shkurtimisht pyetjen e gazetarëve pas mbledhjes së grupit ditën e sotme, mbi vizitën e deputetit Lulzim Basha në SHBA. Bardhi tha se vizita në SHBA është në forumin NDI dhe sipas informacioneve të tij, në të tilla trajnime merr pjesë kundrejt pagesës.

Nga ana tjetër ai tha se më e rëndësishme sipas tij është që të jemi këtu dhe të rrëzojmë regjimin e Ramës, se të shkojmë jashtë. 

"Në dijenin time vizitat që bëhen në NDI janë kundrejt një pagese. Nga ana tjetër forumi i NDI është një forum i nderuar që të gjithë e dimë që është i hapur për sa më shumë pjesëmarrje. Më e rëndësishme për mua në këto momente është të rrëzojë Edi Ramën jo të marr mend jashtë vendit. Beteja jonë është këtu." - tha Bardhi. 

gazment bardhi

Sondazh

Poll