Bota

Leonard Ademaj bën postimin prekës: Ditët po na bëhen më të vështira! Mirënjohës për organizimet në nderim të Liridonës

Vrasja e Liridonës ka tronditur opinionin publik në Kosovë edhe në Shqipëri, duke bërë që të organizohen disa marshime në nder të 30-vjeçares, jeta e së cilës u ndërpre në mënyrë mizore e në lule të rinisë. 

6 Dhjetor 2023, 11:42 Nga r.ll
Leonard Ademaj bën postimin prekës: Ditët po na bëhen
liridona ademaj

KOSOVË- Vëllai i Lridona Ademajt, ka reaguar sërish për vrasjen e 30-vjeçares me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murseli, i cili është tashmë i arrestuar. 

Në postimin e tij në Facebook, Leonard Ademaj po ashtu thekson se familja do drejtësi dhe se ka besim te institucionet se do ta marrin atë. Ai shprehet gjithashtu se familja e tij shpreh mirënjohjen për të gjitha organizimet për të nderuar Liridonën dhe për të kërkuar drejtësi për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara.

Vrasja e Liridonës ka tronditur opinionin publik në Kosovë edhe në Shqipëri, duke bërë që të organizohen disa marshime në nder të 30-vjeçares, jeta e së cilës u ndërpre në mënyrë mizore e në lule të rinisë. 

POSTIMI I PLOTË:

Nuk kemi fjalë të shprehim mirënjohjen tonë për të gjitha organizimet për të nderuar Liridonen dhe për të kërkuar drejtësi për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara. Ditët po na bëhen edhe më të vështira dhe mezi po kalojnë e dhimbja po rritet por organizimet në shumë qytete në Kosovë dhe në Shqipëri po na japin forcë që të mos dorëzohemi.

Sonte bashkë me nanen po i përcjellim lajmet dhe marshin në Prishtinë dhe ndonëse shumë e pikëlluar, nana vazhdimisht po thotë faleminderit prej tyre që po e bëjnë këtë për Donen time.

Kampanja jonë për drejtësi fillon tash, bashkë me juve aktiviste, organizata joqeveritare dhe me mbështetjen e mediave. Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet. Ne besojmë në institucionet e shtetit dhe presim që të ndajnë drejtësi.

leonard ademaj liridona ademaj

Sondazh

Poll