Bota

I dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares në Maqedoni u arrestua në Turqi: Ecte në këmbë nëpër autostradë

Palevski e ka çuar në pesë numrin e të arrestuarve lidhur me krimin makabër.

6 Dhjetor 2023, 10:34 Nga r.ll
I dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares në Maqedoni u
vanja gjorcevski

SHKUP-Ministri i Punëve të Brendshme (MPB) të Maqedonisë, Oliver Spasovski, ka dhënë detaje të tjera mbi arrestimin e Lupço Plaevski, që dyshohet si i autori i rrëmbimit dhe vrasjes së 14-vjeçares, Vanja Gjorcevski dhe berberit 74-vjeçar, Pançe Zhezhovskit.

Palevski e ka çuar në pesë numrin e të arrestuarve lidhur me krimin makabër. Sipas ministrit, Palevski është arrestuar nga autoritetet turke duke ecur në këmbë në autostradë.

“Palevski është arrestuar nga kolegët tonë turq duke ecur në këmbë në autostradë në Balikesir. Falënderoj kolegët tanë dhe ministrat e punëve të brendshme në Turqi, Bullgari dhe Serbi. Kroacia na ka dhënë informacione të rëndësishme duke e pastruar dilemën se nuk gjendet në vendin e tyre. Interpoli ishtë gjithashtu në ndihmë të kërkimit tonë”, tha mes tjerash Spasovski.

Gjithashtu, nga MPB-ja është ndaluar edhe personi i gjashtë, që dyshohet se ka ndihmuar të dyshuarin kryesor gjatë arratisjes. Trupi i pajetë i 14-vjeçares u gjet më 3 dhjetor në Shkup, gjashtë ditë pasi ishte zhdukur pasi kishte dalë nga shtëpia, ndërsa 74-vjeçari u gjet i vdekur në Veles ditën e njëjtë.

vanja gjorcevski lupco palevski

Sondazh

Poll