Bota

Akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares dhe berberit në RMV, detaji i "FRIKSHËM" në selfie-n e autorit

Palevski është arrestuar në Turqi dhe ka deklaruar se është organizatori i rrëmbimit dhe autori i vrasjes.

6 Dhjetor 2023, 10:11 Nga r.ll

 

Akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares dhe berberit
lupço palevski

SHKUP- Nëpër rrjetet sociale, është bërë virale një fotografi, selfie e Lupço Palevskit, që thuhet se është bërë në Veles. Në foton e Palevskit shihen dy kalimtarë të rastit që kalojnë rrugën. Por, sipas publikimeve nëpër rrjetet sociale, nuk bëhet fjalë për kalimtarë të rastit, por për nipin dhe dhëndrin e 74-vjecarit të vrarë nga Velesi.

Sipas informacioneve të publikuara nëpër rrjetet sociale, pretendohet se kjo fotografi është bërë pas vrasjes së berberit nga Velesi, shkruan Klan Macedonia.

“Le ta shohë i gjithë opinioni se çfarë psikopati është vrasësi i gjyshit tim. Derisa shëtis rrugës me babain tim, ai bën “selfie” dhe e publikon në Facebookun e tij” – shkruan nipi i viktimës nga Velesi.

Kujtojmë se ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat konfirmoi se janë arrestuar pesë persona të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Djordjevska nga Shkupi.

Për këtë ngjarje makabre janë ndaluar Vlatko Kekishov, Velibor Manev dhe është kërkuar paraburgim edhe për Bore Videvskin. Person i katërt i përfshirë në rrëmbimin e vajzës, Vanja Gjorçevska është edhe babai i së miturës, Aleksandar Gjorcevski, ndërsa i pesti, Lupço Palevski. Spasovski tha se Palevski është arrestuar në Turqi dhe ka deklaruar se është organizatori i rrëmbimit dhe autori i vrasjes.

Ministri shtoi se Palevski aktualisht ndodhet në paraburgim për ekstradim dhe është në pritje të përfundimit të procedurës pas së cilës do të dorëzohet në Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar një kallëzim penal prej 100 faqesh që përmban dëshmi për përfshirjen e personave të arrestuar.

Tre të dyshuarit në rastin e Vanjës, sipas njoftimeve, janë akomoduar në hapësira të vecanta në Burgun e Shutkës, që të mos jenë në shënjestër të revoltit të burgosurve tjerë.

lupco palevski

Sondazh

Poll