Bota

Izraeli publikon foto të grupit të komandantëve të Hamasit: Pesë prej tyre i kemi eleminuar

Fotografia e përfshirë tregon zyrtarët e Hamasit të ulur në një hapësirë ​​të ngushtë, me fytyrat e komandantëve tashmë të vdekur të rrethuar.

6 Dhjetor 2023, 09:49 Nga r.ll
Izraeli publikon foto të grupit të komandantëve të Hamasit:
foto e publikuar nga ushtria izraelite

IZRAEL- Forcat e Mbrojtjes të Izraelit po vazhdojnë operacionet e tyre që synojnë eleminimin e Hamasit në Gaza, thuhet në një postim të IDF-së, duke përfshirë një foto grupi të komandantëve të grupit terrorist, pesë prej të cilëve tashmë janë të vdekur.

“IDF vrau disa komandantë dhe operativë të Hamasit në Brigadën Veriore të Rripit të Gazës  - brigada e dytë më e madhe e Hamasit - të cilët ishin fshehur në një tunel pranë Spitalit Indonezian gjatë sulmit. Pesë nga komandantët në foto janë vrarë”, thuhet në mbishkrimin e postimit. 

Fotografia e përfshirë tregon zyrtarët e Hamasit të ulur në një hapësirë ​​të ngushtë, me fytyrat e komandantëve tashmë të vdekur të rrethuar.


Kujtojmë se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha mbrëmjen e djeshme se forcat e armatosura të vendit të tij vranë rreth gjysmën e komandantëve të njësive të lëvizjes islamike palestineze Hamas gjatë operacioneve ajrore dhe tokësore që ata po kryejnë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.

Ushtria izraelite supozon se Hamasi ka gjithsej 24 njësi që luftojnë në Gaza,, me rreth 1000 anëtarë secili. Së shpejti, nuk do të ketë asnjë nga këto njësi të aftë për të kërcënuar Izraelin, tha Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallad, duke folur në të njëjtën konferencë shtypi me kryeministrin Netanyahu. Sipas tij, Hamasi po humb gradualisht kontrollin mbi Rripin e Gazës.

konflikti izrael-palestine hamas

Sondazh

Poll