Bota

E FRIKSHME/ Modelja merr flakë gjatë 'trajtimit alternativ' për stomakun në Tajlandë

Pamjet janë tmerruese, pasi tregojnë gruan duke bërtitur nga dhimbja teksa bie në dysheme, ndërsa punonjësit e klinikës, së bashku me të dashurin e saj që ndodhej në dhomë për mbështetje, përpiqen të shuajnë flakët në trupin e saj.

6 Dhjetor 2023, 09:44 Nga A.B
E FRIKSHME/ Modelja merr flakë gjatë 'trajtimit alternativ'
Momenti kur vajza merr flakë

TAJLANDË- Momenti tronditës kur një vajzë u përfshi nga flakët gjatë një “trajtimi alternativ” për problemet e stomakut në Tajlandë është kapur në video nga mediat ndërkombëtare.

Sipas New York Post, gruaja, e cila punon si modele, me emrin artistik Game, kishte vizituar një klinikë në Bangkok për të provuar Phao Ya, një teknikë tradicionale për trajtimin e çrregullimeve të stomakut që përfshin djegien e bimëve te pacienti. Ky trajtim supozohet të ndihmojë në lehtësimin e problemeve të tretjes, dhimbjeve të periodave  dhe çrregullimeve të tjera të stomakut.

Në video, Game shihet fillimisht duke u relaksuar.

Pak çaste më vonë përvoja e saj kthehet në një makth pasi zjarri që një anëtar i stafit ndez në barishte përhapet në rrobat e saj dhe e përfshiu atë në flakë. Pamjet që vijojnë janë tmerruese, pasi tregojnë gruan duke bërtitur nga dhimbja teksa bie në dysheme, ndërsa punonjësit e klinikës, së bashku me të dashurin e saj që ndodhej në dhomë për mbështetje, përpiqen të shuajnë flakët në trupin e saj.

Game, e cila pësoi djegie të shkallës së tretë nga përvoja e saj mbeti e shtrirë në shtrat për dy muaj. Ajo mori masa ligjore duke kërkuar dëmshpërblim nga klinika. E reja pohon se drejtuesit e klinikës refuzojnë të marrin përgjegjësinë për ngjarjen dhe se është detyruar të përballojë e vetme, me ndihmën e sigurimit të saj, koston e lartë të trajtimeve që i duheshin dhe i nevojiten./Dosja.al

tajlande

Sondazh

Poll