Aktualitet

Aksident në Berat, mjeti del nga rruga dhe përmbyset, shoferi dhe pasagjeri shpëtojnë pa lëndime

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe zjarrfikësja, që kanë bërë të mundur nxjerrjen nga makina të shoferit.

6 Dhjetor 2023, 08:47 Nga A.B
Aksident në Berat, mjeti del nga rruga dhe përmbyset, shoferi dhe
Aksidenti

BERAT- Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit afër Qendës Lira, në qytetin e Beratit. Mjeti “Ford” i drejtuar nga Luan Agalliu ka dalë nga rruga për shkak të lagështisë dhe është kthyer përmbys.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe zjarrfikësja, që kanë bërë të mundur nxjerrjen nga makina të shoferit dhe pasagjerit që ndodhej në makinë. Raportohet se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale./Dosja.al

aksident ne berat

Sondazh

Poll