Politike

"Po shkohet drejt situatës së alarmit"/ Berisha: Nuk tregojmë skenarin, se armiku nga 100 gardistë do sjelli 200

I pyetur se cili është skenari i opozitës për seancën e të enjtes në Parlament, Berisha u shpreh se nuk mund ta zbulojë pasi “armiku do të marrë masa”, duke iu referuar mazhorancës.

5 Dhjetor 2023, 14:33 Nga h.k
"Po shkohet drejt situatës së alarmit"/ Berisha: Nuk
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat pas mbledhjes me deputetët e opozitës. Berisha tha se aksioni i opozitës do të vijojë dhe se në mënyrë të pashmangshme do të shkohet drejt një proteste popullore masive.

I pyetur se cili është skenari i opozitës për seancën e të enjtes në Parlament, Berisha u shpreh se nuk mund ta zbulojë pasi “armiku do të marrë masa”, duke iu referuar mazhorancës.

"Po shkohet drejt një situate drejt të cilës qytetarët ftohen të bëjnë pjesë. Garantoj që shkohet në mënyrë të pashmangshme. Nëqoftëse ne e themi skenarin sot, armiku merr kundramasa. Ata do marrin masa do çojmë 200 garda nëse ne e themi. Një maskë mafioze nga Edi Rama ajo që bën në 8 dhjetor. Ne do të vazhdojmë traditën. Ka një grup të veprimeve operative që cakon detyra.", tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll