Politike

"Rrezikojnë deri në 5 vite burg", Berisha: Opozita nuk dekurajohet nga paralajmërimet e Ballës

Ai e akuzoi ministrin si simboli i krimit në qeveri.

5 Dhjetor 2023, 12:48 Nga r.ll
"Rrezikojnë deri në 5 vite burg", Berisha: Opozita nuk
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot konferencë për reagimin e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, ku ky i fundit tha se deputetët e opozitës rrezikojnë deri në 5 vite burg për kaosin e shkaktuar në Kuvend. 

Berisha tha se opozita nuk do të dekurajohet nga paralajmërimet e ministrit Balla për aktet e ndodhura në Parlament. Ai e akuzoi ministrin si simboli i krimit në qeveri.

"Asgjë nuk e dekurajon opozitën. Taulant Balla është simbol i krimit në qeveri, është ikona e zezë e trafiqeve. Është përfaqësuesi më i shëmtuar i grupeve më të rrezikshme kriminale të Shqipërisë, me dokumente.
Kurse mosbindja civile në parlament është mënyra se si opozita po i përgjigjet grushtit të shtetit brenda shtetit nga puçisti Edi Rama.", tha Berisha.

sali berisha taulant balla

Sondazh

Poll