Politike

Kur do të nisë mosbindja civile? Përgjigjet Berisha: Strukturat janë të gatshme kur t’u jepet sinjali për të filluar

Berisha tha se ende nuk dihet nëse do të lihet para apo pas festave. 

5 Dhjetor 2023, 12:42 Nga r.ll
Kur do të nisë mosbindja civile? Përgjigjet Berisha: Strukturat
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën me gazetarët tha se ende nuk ka një datë kur do të nisë mosbindja civile, por shtoi se strukturat janë të mobilizuara. 

Berisha tha se ende nuk dihet nëse do të lihet para apo pas festave. 

"Dy momente mund të theksoj. Së pari, është një bindje universale se në Shqipëri është instaluar diktatura dhe Shqipëria po jeton në kushtet e grushtit të shtetit brenda shtetit, të bërë nga Edi Rama duke marrë pushtetet parlamentit.

Ky është grusht shteti brenda shtetit. Së dyti, ka një revoltë të madhe dhe strukturat janë të gatshme kur t’u jepet sinjali për të filluar.

Se kur, kjo do përcaktohet nga organet. Nuk mund të them se do lihet pas festës apo para festave, por një gjë është e sigurt, ju do e mësoni në kohën më të parë kur shpallet.", tha Berisha. 




sali berisha

Sondazh

Poll