Sport

VIDEO/ Otamendi në lot: “Nëna ime nuk hante mirë, që unë të mund të udhëtoja!”

Kapiteni argjentinas i Benficas u emocionua kur kujtoi ndihmën e familjes në fillimet e karrierës së tij futbollistike

6 Dhjetor 2023, 09:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Otamendi në lot: “Nëna ime nuk hante mirë, që

PORTUGALI - Në një intervistë në dokumentarin 'Campeones, um ano después', mbrojtësi argjentinas Nicolas Otamendi nuk i ka mbajtur dot lotët, kur kujton karrierën e tij të hershme në futboll. 

Kapiteni i Benficas dhe kampioni i botës me ‘Albicelestët’ ka rrëfyer se familja e tij ka bërë përpjekje të mëdha që ai të udhëtojë dhe të stërvitet.

“Ishte një përpjekje e madhe që u bë, veçanërisht nga nëna ime, që më shoqëronte gjithmonë. Dhe pastaj pata ndihmë edhe nga vëllezërit dhe babai im, të cilët më ndihmuan që të mund të udhëtoja. Edhe sot e kësaj dite ndihem sikur ua kam borxh gjithçka”, ka rrëfyer Otamendi. 

Kapiteni I Benficas nuk e fshehu emocionin kur kujtoi përpjekjet, në veçanti, të nënës së tij që ai të mund të udhëtonte si futbollist. 

“Nëna ime më dha atë që kishte që unë të mund të udhëtoja. Për një moment e kuptova që nuk po hante mirë”, shpjegoi Otamendi i prekur dukshëm dhe me sytë të mbushura me lot.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll