Sport

Manchester United selekton gazetarët, ata “non grata” i le jashtë konferencës së Ten Haag

Ndërsa një pjesë e dhomës së zhveshjes është kundër trajnerit Erik Ten Haag, Manchester United ndaloi disa gazetarë të merrnin pjesë në konferencën për shtyp.

6 Dhjetor 2023, 08:00 Nga DOSJA

Manchester United selekton gazetarët, ata “non grata” i le

ANGLI - Klima po tensionohet në Mançester! Ndërsa “Djajtë e Kuq” kanë fillimin më të keq të sezonit në historinë e tyre, që kur zbritën në kategorinë e dytë, vendi i Erik Ten Haag është më shumë se kurrë në pikëpyetje. 

Pas humbjes ndaj Newcastle këtë fundjavë (1-0), disa media raportuan se një pjesë e dhomës së zhveshjes e kishte braktisur teknikun holandez, i cili ishte izoluar gjithnjë e më shumë javët e fundit, ku edhe drejtuesit klubit janë të shqetësuar për çështjen e Jadon Sanchos. Mirëpo këtë të martë u arrit edhe një hap i ri. Disa media, duke përfshirë Manchester Evening News, u ndaluan të hynin në konferencën për shtyp.

Natyrisht, gazetarët kanë pyetur trajnerin Ten Haag për këtë temë: “Së pari, duhet të na kontaktojnë dhe të mos shkruajnë artikuj pas shpine, gjë që nuk është gjëja e duhur për të patur një diskutim profesional për këtë”,- tha ai. 

Më pas, trajnerit holandez iu desh të rikthehej te paraqitjet e dobëta të skuadrës së tij, në ndeshjet e vështira në kampionat dhe në prag të eliminimit në C1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll