Sport

Ten Hag: “Lojtarët të pakënaqur? Kjo është normale në të gjitha skuadrat”

Trajneri i Man.United mohon raportet, se ai ka humbur mbështetjen e skuadrës

5 Dhjetor 2023, 19:14 Nga DOSJA
Ten Hag: “Lojtarët të pakënaqur? Kjo është

ANGLI - Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, ka mohuar këtë të martë, në pritje të takimit me Chelsean, lajmin se “ka humbur mbështetjen e gjysmës së dhomës së zhveshtjes”. 

Sipas trajnerit 53-vjeçar, ka "gjithmonë lojtarë, në çdo ekip", të cilët "nuk janë aq të lumtur" nëse nuk luajnë, duke e përballuar natyrshëm situatën dhe duke u siguruar që të mos ketë probleme me skuadrën.

"Sigurisht, ka gjithmonë lojtarë, në çdo ekip, që nuk luajnë dhe që nuk janë aq të lumtur. Kjo është normale. Ata duhet të presin mundësinë dhe kjo mund të ndodhë, por nuk ka probleme",- siguroi Ten Hag në konferencën paraprake për ndeshjen e së mërkurës me Chelsea, duke vijuar:

"Unë gjithmonë i dëgjoj lojtarët e mi dhe u jap gjithmonë mundësi. Nëse ata kanë një mendim tjetër, unë do t'i dëgjoj. Ndoshta janë një ose dy, por shumica duan të luajnë këtë stil proaktiv, dinamik dhe të guximshëm."

Sipas holandezit, lojtarët, ndryshe nga sa është raportuar, janë në anën e tij dhe ai shpjegoi: "Mendoni vetëm për rikthimin kundër Brentford, ndeshjen kundër Burnley, kundër Fulham... Skuadra tregoi karakter të madh, vendosmëri, qëndrueshmëri, prandaj jemi të bashkuar. Nuk është e mundur të luhet futbolli që luajtëm së fundmi pa unitet”.

Trajneri i “Djajve të Kuq” komentoi edhe vendimin e klubit, këtë të martë, për të ndaluar disa gazetarë, nga gazeta të caktuara, të marrin pjesë në konferencë për shkak të komenteve të mediave në fjalë, që raportuan pakënaqësinë e lojtarëve me trajnerin dhe metodat e tij të stërvitjes, pas disfatën ndaj Newcastle (1-0), të shtunën.

“Duhet të na kishin ardhur fillimisht dhe të mos na shkonin pas shpine dhe të bënin artikuj që nuk janë korrektë. Ne kemi një marrëdhënie të mirë, ata duhet të na kishin ardhur më shpejt dhe do të kishim një debat për këtë çështje”, përfundoi Ten Hag.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll