Sport

Përfundon më shpejt seç pritej aventura e Grezdës në Shqipëri!

Ish-lojtari i kombëtares largohet nga “të kuqtë” pas një eksperience që zgjati vetëm 5 muaj. Sulmuesi firmosi me Partizanin në korrik të 2023-shit, me kontratën që zgjaste një vit, megjithatë palët e kanë ndërprerë atë përpara kohe.

5 Dhjetor 2023, 18:49 Nga DOSJA
Përfundon më shpejt seç pritej aventura e Grezdës në

TIRANE - Eros Grezda nuk është më pjesë e klubit të Partizanit. Në një postim në rrjetet sociale, “të kuqtë” e kryeqytetit bëjnë me dije se palët kanë rënë dakord për të ndërprerë bashkëpunimin vetëm.

“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Eros Grezdën. Sulmuesi 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve. Partizani falënderon Eros Grezdën për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me fanellën e kuqe.”-shkruan Partizani.

Kështu, Grezda largohet nga “të kuqtë” pas një eksperience që zgjati vetëm 5 muaj. Sulmuesi firmosi me Partizanin në korrik të 2023-shit, me kontratën që zgjaste një vit, megjithatë palët e kanë ndërprerë atë përpara kohe.

B.T (Dosja.la)

Sondazh

Poll