Sport

Al Nassr pa Cristiano Ronaldon, barazoi në Taxhikistan - shiko golat…

Portugezi nuk ka udhëtuar me skuadrën për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Champions League të Azisë

5 Dhjetor 2023, 19:33 Nga DOSJA
Al Nassr pa Cristiano Ronaldon, barazoi në Taxhikistan - shiko

ARABIA SAUDITE - Al Nassr barazoi 1-1 me Istiklol Dushanbe, në një ndeshje ku Cristiano Ronaldo nuk ishte i pranishëm, as në tribunë dhe as në stol. Klubi saudit tashmë ishte kualifikuar në fazën tjetër të Champions League të Azisë, madje edhe në vendin e parë në grup, dhe për këtë arsye, nuk e morën yllin portugez në Taxhikistan. 

Luís Castro bëri një 11-she vetëm me lojtarë sauditë, duke lënë në stol Mané, Laporte,  Fofana, Talisca dhe Otávio, me tre të fundit që hynë në lojë gjatë pjesës së dytë, afër fundit të ndeshjes. Golin e parë të ndeshjes e shënuan vendasit, Alisher Dzhalilov e hapi rezultatin me një gjuajtje të bukur, në minutën e 32-të, por në fillim të pjesës së dytë, Abdulrahman Ghareeb barazoi me një lëvizje këmbëngulëse.

Al Nassr e mbylli fazën e grupeve me 14 pikë nga 18 të mundshme, ndërsa kundërshtari i sotëm është në vendin e fundit, me 3 barazime dhe 3 humbje. Ish-lojtari i Benfica-s,  Anderson Talisca është aktualisht golashënuesi më i mirë i kompeticionit, së bashku me ish-lojtarin e Santa Clara-s, Cryzan nga Shandong Taishan.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll