Sport

'Bosi' i Atlético Madrid flet për situatën me Joao Felix... ai është i hapur

“Nëse Barcelona nuk angazhohet për të vitin e ardhshëm dhe Joao Felix dëshiron të jetë përsëri lojtari ynë, gjithçka është kaq e thjeshtë”, tha Enrique Cereso.

5 Dhjetor 2023, 08:00 Nga DOSJA

'Bosi' i Atlético Madrid flet për situatën me Joao

SPANJE - Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, ka pranuar se sulmuesi Joao Felix do të mirëpritet përsëri në klub, nëse Barcelona nuk nënshkruan për të një marrëveshje të përhershme verën e ardhshme.

Portugezi 24-vjeçar aktualisht është në huazim te katalanasit, pasi u arrit një marrëveshje njëvjeçare në ditën e fundit të transferimit.

Në fillim të merkatos së verës, Joao Felix theksoi se ishte "ëndrra" e tij të luante për Barcelonën, një ditë pasi ai kërkoi një largim nga “Wanda Metropolitano”, gjë që përfundimisht ndodhi.

Mesfushori sulmues i kaloi 6 muajt e mëparshëm si huazim te Chelsea, por shënoi vetëm 4 gola dhe nuk bëri asnjë asist në 20 ndeshjet për blutë.

Joao Felix pritej të largohej nga Atletico, pasi zemëroi tifozët e klubit me komentet e tij për Barcelonën.

“Joao Felix është një lojtar i Atletico Madridit, i huazuar te Barcelona dhe ne i dëshirojmë atij gjithë të mirat. Ai është një nga lojtarët më të mirë në Evropë dhe luan për Barcelonën”, tha Cereso.

“Nëse Barcelona nuk angazhohet për të vitin e ardhshëm dhe Joao Felix dëshiron të bëhet sërish lojtar i Atletico Madridit, gjithçka është kaq e thjeshtë”,- shtoi shefi i “bardhekuqve”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll