Sport

Konflikti mes Giménez dhe Joao Félix: "A doni të luftoni?"

Uruguajani dhe portugezi patën një tension ballë për ballë në pjesën e parë të ndeshjes Barcelona-Atlético.

4 Dhjetor 2023, 09:30 Nga DOSJA

Konflikti mes Giménez dhe Joao Félix: "A doni të

SPANJE - Joao Félix ishte protagonisti kryesor i fitores së Barcelonës ndaj Atlético Madrid, klub me të cilin portugezi ka një kontratë dhe është i huazuar te Barça. Portugezi donte të ‘hakmerrej’ dhe ishte një dhimbje koke për bardhekuqtë.

Tensioni ishte i pranishëm në fushën e lojës dhe kulmi erdhi pas një përplasjeje me  Giménez, në të cilën u desh të ndërhynte kapiteni bardhekuq, Koke, për të qetësuar uruguajanin, siç u kap nga kamerat e Movistar.

Aksioni u zhvillua në pjesën e parë, në një kënd në favor të Atléticos. Uruguajani hoqi qafe  Joaon me një shtytje, që portugezi e teproi duke u hedhur në tokë. Qendërmbrojtësi ishte i shpejtë, për të qortuar qëndrimin e shokut të tij deri në gusht.

“Ti më godet mua”, ka thënë portugezi, të cilit Giménez iu përgjigj: “Po, a dëshiron të luftosh?”. Zemërimi i mbrojtësit u rrit, dhe pas ndërhyrjes së arbitrit, ishte Koke ai që duhej të ndërhynte, duke i kërkuar uruguajanit të qetësohej, duke e parë se ai mund të përjashtohej.

"A e ke parë? Ai po përpiqet të të bëjë të marrësh kartonin e dytë, mos u shqetëso," i tha Koke, diçka që arriti të qetësonte Giménezin, i cili pasi u ndëshkua me një karton me të verdhë, qëndroi në dhomën e zhveshjes pas pjesës së parë. Simeone nuk deshi të rrezikonte.

Në fund të ndeshjes , Joao Félix siguroi se ai shkon mirë me "pothuajse të gjithë" lojtarët bardhekuq. “Po sigurisht, me të gjithë shkoj mirë. Ata e dinë që nuk kam asgjë kundër tyre, pothuajse me të gjithë kam marrëdhënie të mira, i dua shumë dhe i uroj më të mirat. Në fund të fundit, ata kanë qenë kolegët e mi dhe unë kam kaluar më shumë kohë me ta sesa me familjen time dhe i uroj çdo gjë të mbarë, përveç kundër nesh”, tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Dhjetor 2023, 08:30

Toni Kroos po mendon për lamtumirën!

SPANJE - Në fund të kontratës së tij me Real Madridin, Toni Kroos është në mendime për të ardhmen e tij. Nj&...