Sport

Pochettino ‘në qiellin e shtatë’: “Ne jemi një ekip i vërtetë”

Në një përballje të çmendur, Chelsea fitoi ndaj Brighton (3-2) dhe vazhdoi ngjitjen e tyre në renditje. Pas takimit plot entuziazëm flet edhe trajneri Pochettino.

4 Dhjetor 2023, 07:30 Nga DOSJA

Pochettino ‘në qiellin e shtatë’: “Ne jemi një

ANGLI - Më në fund një fitore në shtëpi për Chelsean, e para e tyre që nga 25 gushti pas një ndeshje të çmendur kundër Brighton (3-2) . Në vështirësi pas përjashtimit të Gallagher, blutë u trembën por fituan tre pikë vendimtare. 

Pas ndeshjes, Mauricio Pochettino nuk e fshehu kënaqësinë e tij: “Është një fitore e rëndësishme për ne, sepse pas Newcastle, ne duhej të tregonim një fytyrë tjetër dhe përgjigja ishte shumë e mirë. 

U thashë lojtarëve në pjesën e parë (pas kartonit të kuq të Gallagher), është një mundësi e madhe dhe një sfidë për ne që ta tregojmë këtë. Ne jemi një ekip i vërtetë.

“Kemi luajtur shumë mirë, shënuam dhe më pas fituam ndeshjen. Kështu që ne jemi të lumtur dhe duhet të përdorim këtë lloj fitoreje për të ndërtuar besimin tonë”. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll