Sport

Skandal në Greqi, reagon Olympiacos: Futbolli grek drejtohet nga një organizatë kriminale

Po ashtu kanë cilësuar si inekzistente ministritë e Sportit dhe të Mbrojtjes së Qytetarëve, të cilat sipas tyre po vënë në rrezik jetë njerëzish.

3 Dhjetor 2023, 21:03 Nga DOSJA
Skandal në Greqi, reagon Olympiacos: Futbolli grek drejtohet nga një
PAE Olympiacos

GREQI - Klubi i futbollit PAE Olympiacos ka reaguar pak orë pas ndeshjes së Pireut me Volosin, për futbollin në Greqi.  Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale ata akuzojnë si organizatë kriminale Federatën Helene të Futbollit. Sipas tyre Federata Helene e Futbollit po përpiqen që të shfarosin klubin e Olimpiakos. Po ashtu kanë cilësuar si inekzistente ministritë e Sportit dhe të Mbrojtjes së Qytetarëve, të cilat sipas tyre po vënë në rrezik jetë njerëzish.

Njoftimi i PAE Olympiacos 

“Futbolli grek drejtohet nga një organizatë kriminale. Një grup njerëzish që veprojnë sipas standardeve të mafias dhe kanë për qëllim të vetëm shfarosjen e Olimpiakos.

Sot Federata Helene e Futbollit me urdhër të bandës dërguan dy arbitrat Papapetroun dhe Gortsilën për të gjykuar dhe vendosur kampionatin. Të mbështetur nga ministria inekzistente e Sportit dhe Mbrojtjes së Qytetarëve, që po vënë në rrezik jetë njerëzish. Shteti dhe organet gjyqësore që në të kaluarën kishin treguar zell të veçantë për pastrimin e supozuar të futbollit, madje duke urdhëruar monitorimin e telefonave të gjysmës së lojtarëve, sot janë krejtësisht indiferentë, duke deklaruar drejtpërdrejt se nuk janë të përfshirë dhe duke ia lënë futbollin mafies.

Çfarë do të ndodhë nga këtu e tutje është e pasigurt. Mafia do të vazhdojë çdo javë punën e saj duke pasur si armë arbitrin, punonjësit e VAR-it, vëzhguesit, fishekzjarrët, gazin lotsjellës etj., etj. Si do të ndalet kjo? A do të presim një reagim edhe më të madh nga bota e Olympiakos që i sheh ata të sfidohen çdo ditë? A do të presim një tragjedi të paimagjinueshme që qeveria të zgjohet dhe të veprojë?  Për të paktën 3.5 vjet, pesë milionë njerëz janë provokuar sistematikisht dhe të paktën pritej një shpërthim.

Dhe për fat të keq me ato që kanë ndodhur në futbollin grek, ndoshta nuk kemi parë ende asgjë. Diçka që askush nga ne nuk e dëshiron dhe përpiqemi që të qetësojmë vazhdimisht mllefin e botës! 

Të flasim për futbollin? Në një ndeshje ku na janë mohuar 2 gola normalë dhe nuk na janë dhënë tre penallti (22', 59', 81') doni të flisni për futbollin? Këtu disa persona kërkuan që ndeshja të mos vazhdonte dhe të ndëshkoheshim edhe një herë dhe hodhën dhjetëra bombola gaz lotsjellës. Turp për të gjithë dhe mbi të gjitha për ata që janë përgjegjës për këtë”.

B.T (Dosja.al)

pae olympiacos

Sondazh

Poll